Autostrada Baltike e të dhënave: Kur do e ketë Ballkani një të tillë?

|

This page in:

Foto nga: Data Logistics Center
Para disa muajve, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë përfunduar ndërtimin 5 vjeçar të autostradës së Baltikut - rrjet backbone i broadbandit (brezit të gjerë) i cili shfrytëzon asetet e kabllos optike të tri kompanive energjetike Baltike. Backboni fibër pa nyje prej 3000 km që përshkon tërë regjionin e Baltikut, lidhë mega qendrat e të dhënave të Evropës së veriut në Talin me hubat e të dhënave të Evropës perëndimore në Frankfurt dhe ka mundësinë e zgjerimit të lidhjes me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ndërtimi dhe operimi i autostradës së Baltikut është shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit regjional dhe i bashkëndarjes së infrastrukturës.
 
Autostrada Baltike është krijuar nga Data Logistics Center (pjesë e Lieuvas Energija, kompani shtetërore aksionare e furnizuesit Lituanez të energjisë), Latvenergo (kompani energjetike shtetërore e Letonisë), dhe Televork (subsidiar i firmës private energjetike Eesti Energia në Estoni). Për dallim nga të tjerët, ky rrjet është ndërtuar duke shtruar kabllon optike përgjatë linjave energjetike të tensionit të lartë dhe gypat e gazit të cilat i përkasin kompanive energjetike, e nuk janë përdorur segmentet e ndryshme të rrjeteve të operatorëve të telekomit të cilat janë të "arnuar së bashku". Tani klientët e Autostradës së Baltikut kanë mundësinë e shfrytëzimit të infrastrukturës regjionale pa nyje nga nj pikë e vetme.
 
Në mes të Baltikut dhe Ballkanit mund të tërhiqen shumë paralele. Të gjitha kompanitë energjetike në Ballkanin perëndimor kanë në pronësi asete fiber. Të gjitha shtetet në rajon po synojnë anëtarësimin në BE dhe janë në proces të harmonizimit të kornizave rregullative për telekomin me acquis të BE-së, që përveç tjerash, promovon edhe bashkëndarjen e infrastrukturës*. Duke ditur se rritja e bashkëpunimit regjional ka përfitime të shumta socio-ekonomike dhe mund të shihet si mjet për të ndihmuar në mbylljen e plagëve nga historia traumatike, shtrohet pyetja, pse ende në regjion ende nuk është paraqitur Autostrada e Ballkanit?
 
Kështu shtetet e Ballkanit perëndimor po nënshfrytëzojnë kapacitetet e tyre fibër, infrastruktura regjionale e telekomit është e arnuar, kurse kornizat rregullative në gjashtë shtetet e Ballkanit janë të pasinkronizuara. Në shumë raste, fibri i shtrirë nga kompanitë vendore të komunaleve nuk bashkëndahet madje as në nivel shtetëror, prandaj nuk ka as iniciativa regjionale tejkufitare. Duke punuar botimin dhe duke analizuar gjendjen e rrjeteve broadband në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, i pyetëm kompanitë e telekomit nga Lindja e Mesme pse askush nuk mundohet të arrijë në hub-et e internetit Evropian përmes Ballkanit. Kornizat rregullative dhe infrastruktura lokale nuk paraqet mundësi të mirë biznesi. Kjo është thirrje e qartë për integrim më të madh regjional, përfshirë bashkëndarjen e infrastrukturës.
 
Çlirimi i bashkëndarjes së infrastrukturës energjetike mund të bëhet pikënisje pragmatike drejt zhvillimit në sektorin e telekomit, përderisa autostrada e Baltikut mund të bëhet model i kopjuar nga Ballkani Perëndimor.  Edhe pse kërkohet mjaft shumë punë. Fillimisht ndërtimi i vetëdijes rreth beneficioneve së bashkëndarjes së infrastrukturës për kompanitë e komunaleve, së dyti nisja e dialogut regjional rreth kësaj fushe, dhe së treti, harmonizimi i regjimit rregullativ për bashkëndarje të infrastrukturës.
 
Përvoja globale dëshmon se është aktivitet i dobishëm. Kur është e mundshme, bashkëndarja e infrastrukturës çon drejt shfrytëzimit më efektiv të infrastrukturës energjetike dhe rezulton në shtrirje më të shpejtë të rrjeteve të telekomit, në veçanti përtej kufijve, me kosto më të ulët, me hap më të shpejtë dhe në mënyrë më miqësore ndaj mjedisit, përderisa investimet shkojnë kah fushat më pak të mbuluara. Është dëshmuar se rritja e konkurrencës dhe inovacionit të produkteve në tregun e telekomunit, çon drejt përmirësimit në ofrimin e shërbimeve konsumatorit në sektorin energjetik. Përveç kësaj, infrastruktura fibër e kompanive energjetike zakonisht ka standarde të larta të mbrojtjes dhe nuk mund të dëmtohet aksidentalisht gjatë punëve ndërtimore, që shpeshherë rezulton në këputje të kabllos.
 
Kosova si vend testimi për bashkëndarjen e infrastrukturës në regjion
 
Me përkrahjen financiare nga fondi Private-Public Infrastructure Advisory Facility (PPIAF***), ekipi ynë lansoi përkrahjen teknike që synon mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës (MZHE) në përpjekjet e saj për të shtyrë përpara agjendën e bashkëndarjes së infrastrukturës. Departamenti i postës, telekomunikacionit, teknologjisë informative dhe komunikimit, dhe Sistemi i transmisionit të energjisë dhe operatorin e tregut të Republikës së Kosovës - KOSTT sh.a. Edhe operatorët lokal të telekomit do të kenë përfitime të mëdha nga qasja në shërbimet e besueshme broadband në shitje me shumicë.
 
Objektivi i parë i këtij aktiviteti është lehtësimi i qasjes në informacion rreth infrastrukturës ekzistuese të komunikimit të kompanive energjetike, përmes ofrimit të përkrahjes teknike këshillimore rreth përpilimit të Atlasit të infrastrukturës elektronike broadband dhe në ofrimin e rishikimit të rregulloreve rreth bashkëndarjes së infrastrukturës. Atlasi do të shfrytëzojë sistemin gjeografik të hyrjes (GIS) që jo vetëm që ruan informatat rreth infrastrukturës së shtrirë nga operatorët e telekomunikacionit, por edhe rreth infrastrukturës së shtrirë të kompanive komunale të cilat mund të shfrytëzohen për shtrirjen e rrjeteve të telekomunikacionit përmes marrëveshjeve për bashkëndarje të infrastrukturës.
 
Objektivi i dytë i aktivitetit ka të bëj me realizimin e një analize objektive të dinamikës së tregut të Kosovës në internetin broadband, i cili do të parashikonte kërkesën për shërbimet e infrastrukturës broadband në bazë të lakoreve të konsumit dhe faktorëve tjerë. Objektivi i tretë është harmonizimi i bashkëndarjes së infrastrukturës së KOSTT-it duke krijuar modele të kostimit, kryerjen e analizës së sensitivitetit dhe duke rishikuar planet afariste dhe operacionale të kompanisë.
 
Shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë dukshëm nga pozita e tyre gjeografike, si urë në mes të detit Egje dhe Adriatik, që ndihmon lidhjen e BE-së jugore me atë veriore, dhe siguron rrugë alternative për lidhjen e Evropës perëndimore me Turqinë dhe me Lindjen e Mesme.
 
Në mes të Baltikut dhe Ballkanit mund të tërhiqen shumë paralele. Të shpresojmë se një ditë këto dy regjionale do të lidhen përmes autostradës së shpejtë të të dhënave - Autostradës së Ballkanit.
 
 
* Bashkëndarja e infrastrukturës mund të shihet si nxitje rregullative për zhvillimin e fushave më pak të zhvillimore aq sa për të stimuluar shfaqjen e alternativave të shpejtësisë së lartë në rrjetet ekzistuese backbone të telekomunit, me synim që operatorët e mëdhenj të të dhënave të përfitojnë (konsumatorët e mëdhenj korporativ, institucionet financiare, operatorët e shitjes me shumicë, etj.). Bashkëndarja e infrastrukturës përdoret zakonisht në sektorët e energjisë dhe transportit, parimi themelor i saj është hapja e qasjes në asetet e fibrit optik të rrjeteve lineare infrastrukturore - gypat e naftës dhe gazit, rrjetet elektrike, rrugët dhe hekurudhat - para ofruesve të shërbimit të internetit (ISP) në bazë komerciale. Infrastrukturat e energjisë dhe transportit zakonisht kanë kabllo fibër, kanale dhe kulla për përdorim të vet, por ato momentalisht po shfrytëzohen në përqindje shumë të ulët të kapacitetit, gjë që bashkëndarjen komerciale të infrastrukturës e bën përfituese për të dyja palët.
 
** Botimi i plotë “Broadband Networks in the Middle East and North Africa: Accelerating High-Speed Internet Access” mund të shkarkohet nga këtu: https://openknowledge.worldbank.org/handle/10986/16680
 
*** Public-Private Infrastructure Advisory Facility (PPIAF) është fond i mirëbesimit nga disa donatorë që ofrojnë përkrahje teknike për qeveritë në shtetet në zhvillim, në mbështetje të ndërtimit të mjedisit të përshtatshëm për investime private, përfshirë politikat, ligjet, rregulloret, institucionet dhe kapacitetin e nevojshëm qeveritar.
 

Authors

Natalija Gelvanovska-Garcia

Senior ICT Policy Specialist, World Bank

Join the Conversation