Voices from Europe & Central Asia
Syndicate content

Jeta në margjina: përvoja e personave LGBTI në Evropën Juglindore

Linda Van Gelder's picture
Also available in: English | Bosanski


Në Bankën Botërore, e dimë se përfshirja sociale nuk është vetëm gjëja e duhur, por edhe ekonomikisht gjëja më e mençur për ta bërë. Shoqëritë më përfshirëse kanë më shumë gjasa që ta shfrytëzojnë më së miri kapitalin njerëzor. Qytetet më të hapura dhe më përfshirëse kanë më shumë gjasa për ta tërhequr kapitalin dhe talentin ndërkombëtar. Shtetet më të hapura dhe më përfshirëse janë destinacione më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë.

2,300 persona LGBTI nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Sllovenia i ndanë përvojat e tyre në anketën më të madh ndonjëherë të pakicave seksuale dhe gjinore në rajon. Raporti i hulumtimit “Jeta në margjina: Rezultatet e anketës lidhur me përvojat e personave LGBTI në Evropën Juglindore” ofron një përshkrim të hollësishëm të përgjigjeve dhe tregon një histori të diskriminimit, të përjashtimit dhe të dhunës.

Krijimi i besimit te qeveria

Jana Kunicova's picture
Teksti i mesazhit që qeveria u dërgon qytetarëve në përpjekje për të parandaluar korrupsionin.
Qytetarët shqiptarë që kohët e fundit kanë marrë shërbim në një spital shtetëror kanë gjasa të marrin një tekst mesazhi në celular që shkruan pak a shumë kështu: “Përshëndetje, unë jam Bledi Cuci, Ministër Shteti për Anti-Korrupsionin. Të dhënat tona tregojnë se kohët e fundit ju keni marrë shërbim në një spital shtetëror. A mund të më thoni, ju lutem, nëse ju është kërkuar të paguani ryshfet? Përgjigjja është falas. Faleminderit për kohën”. (English Version)