Çdo verë, qindra mijëra banorë shkojnë nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, dhe më tej, drejt qytetit fqinj të Durrësit, në bregdetin e Adriatikut, për të shijuar plazhet dhe atmosferën e tij të relaksuar. Me kalimin e viteve, ishin të shumtë ata që shqetësoheshin gjithnjë e më tepër nga era e kanalizimeve të papërpunuara, e cila përhapej gjithnjë e më fort, ndërsa plazhi kategorizohej si pikë e nxehtë mjedisore. Megjithatë, verën e kaluar, era u zhduk dhe cilësia e plazhit të Durrësit u përmirësua duke u kalifikuar në vlerësimin "gjendje e mirë", duke kënaqur kështu si plazhistët edhe banorët vendas. Një fund i lumtur për një histori të gjatë dhe komplekse, siç do të lexoni më poshtë.
Historia e përfshirjes time me Durrësin filloi në vitin 2013, në një ditë tetori me shi në Bruksel, kur u takova rastësisht me Drejtorin e Bankës Botërore për Shqipërinë në atë kohë, Ellen Goldstein, e cila me entuziazëm më tregoi për planet ambicioze të administratës së re të Kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Rama sapo kishte bërë betimin dhe donte, ndër të tjera, të ndërmerrte masa të forta për të ruajtur pozitën e Durrësit si magnet bregdetar me rritje të shpejtë dhe për të përmirësuar shërbimet historikisht të dobëta të ujit. Pritej që unë të bëhesha pjesë e ekipit dhe të siguroja ndihmë për Qeverinë për ta realizuar këtë angazhim, dhe për ta realizuar atë shpejt!
Mbërrita në Tiranë, në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, vetëm një muaj më vonë. U ulëm me Qeverinë dhe kompaninë e shërbimeve në zyrën e Bankës për të negociuar një projekt të ri, Projektin e Investimeve në Sektorin e Ujit , i cili kishte për qëllim përmirësimin e cilësisë së ujit dhe të shërbimeve të ujërave të zeza në qytetin e Durrësit dhe në zonat përreth. Në mes të diskutimeve të gjata rreth kushteve financiare dhe fushës së veprimit të projektit, nuk mungonin pushimet tradicionale për një cigare dhe për kafe, ndërkohë që këpusnim me dorën tonë portokallë të pjekur nga kopshti i zyrës. Projekti do të ishte sfidë, por unë kisha filluar tashmë të bija në dashuri me Shqipërinë!
Shumë nga njerëzit e pranishëm në tryezën e negociatave fillestare pesë vjet më parë kanë ndryshuar pozicion, duke më përfshirë edhe mua. Por, përmes një partneriteti të fortë midis qeverisë kombëtare dhe njësisë së saj të projektit, ndërmarrjes vendore të shërbimeve dhe ekipit të Bankës, projekti ka ecur përpara, ndërkohë që po fillon të japë rezultate konkrete, siç pata fatin të shihja me sytë e mi në një vizitë të shkurtër në Shqipëri vetëm disa javë më parë.
Ndërmarrja e shërbimeve e ka zgjeruar rrjetin e kanalizimeve për të mbuluar pjesën më të madhe të zonës së plazhit, duke lidhur me kujdes çdo hotel dhe shtëpi të vetme në rrjet dhe duke hequr gropat septike dhe eleminuar shkarkimet e drejtpërdrejta në det, të cilat e kishin ndotur plazhin dhe detin për vite të tëra me rradhë. Aktualisht ujërat e zeza përfundojnë në impiantin e ri të trajtimit të ujërave të ndotura të qytetit, ku ato trajtohet në një impiant modern në një strukturë të fjalës së fundit të teknologjisë, me ligatina artificiale për të siguruar pastrimin e ujit në nivelin më të lartë të mundshëm përpara se ai të përfundojë në det. Në fakt, impianti i trajtimit të ujërave të zeza është kaq efektiv, sa që ligatinat e tij janë bërë si një lloj parajse për të kundruar zogjtë!
Tubacionet e reja, për të cilat janë dashur shumë vite planifikim, aq sa askush nuk besonte se ato do të realizoheshin ndonjëherë, tani janë ndërtuar në masën 80%. Deri në qershor të vitit 2019, Durrësi do furnizohet me 620 l/s ujë shtesë, të mjaftueshme për të mbushur gjashtë vaska në sekondë, për të shuar etjen e qindra mijëra banorëve dhe turistëve që e vizitojnë qytetin çdo fundjavë të sezonit të verës, duke i lehtësuar tubacionet e vjetra e me humbje. Në qytet po bëhen punime shtesë për të siguruar që uji nga tubacionet e reja të shkojë në të gjitha pjesët e qytetit, që humbjet në rrjet të mund të ulen gradualisht, dhe që të mund të rritet vazhdimësia e shërbimit.
Po aq e rëndësishme, Ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizimeve në Durrës ka ndërmarrë hapa të mëdha për të mbështetur investimet dhe përmirësimet. Në fillimin e projektit, ndërmarrja mezi mbulonte 60% të kostove operative. Mënyra e vetme për të mbajtur në operim rrjetin e vjetër të tubacioneve dhe impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura ishte përmes mbështetjes financiare të qeverisë kombëtare, pra, në një kuptim, duke i bërë të gjithë shqiptarët të subvenciononin ujin e Durrësit! Është e qartë se ndërmarrja nuk ishte në gjendje të menaxhonte me sukses tubacionet e reja nëse nuk do të ndërmerreshin veprime drastike.
Gjatë pesë viteve të fundit, Spartak Kovaçi, Drejtori i Ndërmarrjes në Durrës, dhe ekipi i tij, kanë punuar me mbështetjen e njësisë kombëtare zbatuese, autoriteteve bashkiake dhe një ekip ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë për të zhvilluar dhe zbatuar një plan agresiv përmirësimi. Në gati 90% të qytetit janë instaluar matësit e ujit për t’u siguruar që të gjithë banorët dhe bizneset e paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve. Lidhjet e paligjshme, dikur shumë të pranishme, janë eliminuar në mënyrë sistematike dhe konsumatorët që nuk paguajnë janë ftuar për të zgjidhur situatën e tyre si pjesë e një fushate kombëtare. Tarifat e ujit dhe ujërave të zeza janë përshtatur gradualisht për të reflektuar koston reale të ofrimit të këtyre shërbimeve kritike. Shumë prej nesh, të pranishëm në tryezën e bisedimeve pesë vjet më parë, kishin dyshimet tona nëse ndërmarrja e Durrësit do të mund të mbulonte kostot operacionale brenda jetës së projektit. Por, për habinë time, gjatë vizitës së fundit mësova që për herë të parë në 40 vjet, kompania pritet të dalë me një fitim të vogël operacional këtë vit, duke shënuar kështu një faqe të re që e lejon të fillojë të investojë vetë për shërbime më të mira.
A ka ardhur momenti për ta shpallur kolektivisht fitoren? Natyrisht që jo. Ka ende shumë pjesë të qytetit dhe zona përreth tij ku shërbimet nuk janë ende në nivelin e pritshmërive të njerëzve. Përmirësimet kërkojnë përkushtim të fortë nga të gjitha palët, nga banorët vendas, qeveria lokale dhe kombëtare, në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme. Por, nuk ka fare diskutim që situata e sotme është shumë herë më e mirë se pesë vjet më parë dhe se ne duhet t’i festojmë këto momente të rëndësishme, me një gotë ujë, sigurisht, para se të kthehemi për të zgjidhur sfidat që kemi ende përpara.
Drejt fundit të vizitës time, pata mundësinë të diskutoja me qeverinë për planet për të siguruar qëndrueshmërinë e sukseseve të para në Durrës dhe shtrirjen e tyre edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Çdokush e kupton se shërbimet e dobëta të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza nuk mund të lejohen të ndërhyrjnë në rrugën e zhvillimit të një Shqipërie moderne dhe vizionare. Në vend po zhvillohen programe ambicioze përmirësimi që kërkojnë profesionalizëm të mëtejshëm të sektorit, rregulla më strikte dhe investime të orientuara më mirë. Ekziston një frymë e qartë ndryshimi në korridoret e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve në ndërtesën e bukur bashkiake me stilin art deco në Durrës dhe midis stafit të ndërmarrjeve të ujësjellësave në të gjithë vendin.
Si partner zhvillimi, Banka Botërore e ka për nder të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje të rëndësishme. Dhe, si fans i madh i Shqipërisë, mezi pres mundësi të reja për të vizituar vendin, për të festuar suksese të tjera dhe, ku i dihet, për të sjellë edhe familjen time në plazh në Durrës!

Join the Conversation