Qëkur u vendosa në Ballkanin Perëndimor, pothuajse një vit më parë, kam pasur kënaqësinë e veçantë të punoj me njerëz të jashtëzakonshëm kudo nëpër rajon - një nga më interesantët dhe dinamikët në botë. Çdo ditë marr frymëzim nga persona si Marija Bosheva, e cila po studion të bëhet shkencëtare në një laborator të ri për enologji dhe shkencë të tokës në IRJ të Maqedonisë, ose Valoriana Hasi, një kosovare e re që pas përfundimit të një trajnimi për gratë në punën online, tashmë punon në sektorin e TIK-ut.
Tregime të ngjashme më kujtojnë potencialin e pamasë ekonomik të këtij rajoni, veçanërisht nëse shfrytëzohet një nga burimet më të vlefshme, gratë.
Njihen mirë përfitimet ekonomike të përfshirjes gjinore. Për shembull, gratë ndërmarrëse kanë 5 për qind më shumë probabilitet të zbatojnë inovacione sesa kolegët e tyre meshkuj. Gjithashtu, Credit Suisse konstaton se kompanitë e Fortune 500 me përfaqësim femëror kanë performancë më të lartë se kompanitë pa përfaqësim të tillë. Kapërcimi i hendekëve në pjesëmarrjen në tregun e punës dhe ndërmarrësi në Ballkanin Perëndimor mund të rrisë ndjeshëm perspektivat e rritjes së rajonit.
Pra, duke qenë se rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës është prioritet i lartë për çdo vend në Ballkanin Perëndimor, ka ardhur koha që të përforcojmë përpjekjet tona për promovimin e ndërmarrësisë femërore në rajon - përpjekje që do të sjellin vende pune, do të nxisin pjesëmarrjen e grave në ekonomi dhe do të krijojnë përfitime ekonomike për të gjithë.
Përtej kontributit të tyre ndaj rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës, hulumtimet tregojnë se ndërmarrjet e udhëhequra nga femrat punësojnë më shumë gra, duke rritur kontrollin e tyre mbi burimet, çka sjell përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe arsimore të fëmijëve (ndër përfitime të tjera socio-ekonomike). Rritja e pjesëmarrjes ekonomike të grave - sidomos në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) - mund të zvogëlojë varfërinë dhe të nxisë rritjen gjithëpërfshirëse, por në Ballkanin Perëndimor përqindjet e pjesëmarrjes së grave mbeten të ulëta.
Përmirësimi i informimit është komponent vital në adresimin e kësaj sfide. Të dhënat e pakta për NMVM-të, veçanërisht për dinamikat gjinore, e vështirësojnë identifikimin e sfidave kryesore me të cilat përballen gratë ndërmarrëse, e jo më hartimin e politikave për adresimin e tyre.
Agjenda e promovimit të qasjes së grave në mundësitë ekonomike është e gjerë dhe bën thirrje për veprime që mund të adresojnë një shumëllojshmëri pengesash - nga mungesa e qasjes në kujdesin e përballueshëm për fëmijët, tek faktorët pengues të rregulloreve të punës dhe qasja e kufizuar në regjistrimin e pronës. Është vendimtare të ngrihet baza e dëshmive që i shpjegojnë këto sfida dhe mënyrat si mund t'i trajtojmë, çka do të na ndihmojë në hartimin e rekomandimeve dhe nismave të politikave që mund t’i kapërcejnë këto sfida të përcaktuara saktë.
Çdo vit, vendet e Ballkanit Perëndimor humbin mesatarisht 18 përqind të BPV-së së tyre të përgjithshme për shkak të hendekëve gjinorë në tregun e punës. Kjo shifër është më e lartë se BPV-ja e Serbisë. Një e treta e kësaj humbjeje shkaktohet nga devijimet në zgjedhjen e profesioneve mes burrave dhe grave. Mbetja prej dy të tretash korrespondon me shpenzimet që lidhen me hendekët në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore. Kjo është arsyeja pse një ekip i Bankës Botërore ka punuar për kapërcimin e hendekut të njohurive për qasjen e grave në mundësitë ekonomike, duke realizuar një sërë anketash dhe iniciativash në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, IRJ të Maqedonisë dhe Serbi.
Kjo punë përfshin një anketë për NMVM-të në Bosnjë e Hercegovinë, ku vetëm 27 për qind e NVM-ve janë në pronësi të femrave dhe vetëm 9.3% e ndërmarrjeve të vendit kanë pronësi me shumicë femërore. Anketa, e projektuar për të kuptuar saktë faktorët nxitës së shkallës të ulët të pjesëmarrjes ekonomike të grave, tregon se firmat e drejtuara nga femrat në Bosnjë e Hercegovinë janë të përqendruara në sektorët me produktivitet të ulët, si dhe kanë tendencë të jenë mesatarisht më të vogla. Këto firma nuk përdorin produkte dhe shërbime financiare aq shpesh sa firmat e drejtuara nga meshkujt dhe përballen me më shumë pengesa kur i përdorin këto produkte dhe shërbime.
Për më tepër, NMVM-të e udhëhequra nga femrat performojnë mirë në disa metrika të mundësive financiare, por ato mbeten prapa në rritjen e rentabilitetit të firmave të tyre, në analizimin dhe zhvillimin e mundësive të biznesit, si dhe në marrjen e informacionit dhe këshillimit.
Kjo punë fokusohet në sfidat kyçe, si dhe në përgatitjen e rekomandimeve për tejkalimin e tyre. Reformat e politikave dhe rregulloret mund të përmirësojnë mjedisin e biznesit për NMVM-të e udhëhequra nga femrat. Rritja e edukimit financiar, duke përfshirë trajnimet për bashkëveprimin me institucionet financiare dhe identifikimin e produkteve dhe shërbimeve të duhura financiare, mund të ndihmojë në sigurimin e qasjes në burimet e nevojshme financiare për pronaret dhe menaxheret femra të NMVM-ve. Edhe mentorimi është element thelbësor për rritjen e kapacitetit menaxhues dhe adresimin e hendekëve në qasjen në tregje dhe rrjete komerciale.
Kjo anketë shumë e rëndësishme, edhe pse një nga përpjekjet e para të thelluara për të zbërthyer kufizimet shumëdimensionale që pengojnë ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë dhe për të adresuar hendekët kryesore të të dhënave, është thjesht sulmi jonë i parë në betejën tonë për të rritur ndërmarrësinë femërore në Ballkanin Perëndimor.
Mezi po e pres takimin e vitit të ardhshëm me kampione si Marija dhe Valoriana - gra që shkojnë përtej të dhënave, duke na treguar saktësisht si ta kthejmë në ndryshim konkret dhe pozitiv këtë thirrje në veprim.

Join the Conversation