Monitorimi efektiv i PPP-ve për perfitimin sa më të mire te shërbimeve: rasti i Shqipërisë

This page in:
Historic Stone Bridge in Albania. Photo | Max Pixel: https://www.maxpixel.net/Tourism-Stone-Albania-Bridge-Historic-Berat-Roman-3723346 Historic Stone Bridge in Albania. Photo: Max Pixel

Shqipëria ka mungesa të mëdha infrastrukturore krahasuar me vende te tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Borxhi i lartë publik dhe kapaciteti i kufizuar për menaxhimin e projekteve në sektorin publik kanë krijuar nevojën për të parë përtej mjeteve tradicionale për të përmirësuar infrastrukturën

Gjatë dy dekadave të fundit, qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare i kanë përdorur gjithnjë e më shumë PPP-të si mënyra më e mundshme për të ndërtuar rrugë, infrastrukturë energjetike, spitale dhe shkolla, etj. PPP-të ofrojnë shumë përfitime, përfshirë shfrytëzimin e burimeve financiare dhe njohurive të sektorit privat, duke ia ngarkuar risqet palës që është më e aftë për t’i përballuar ato. Aktualisht, Shqipëria ka një portofol të konsiderueshëm prej mbi 200 PPP-sh, 186 prej tyre janë në energjetikë (dy të tretat e projekteve në energjetikë nuk janë aktive), ndërsa të tjerat në transport, shëndetësi, mjedis dhe bujqësi. Ky portofol përfaqëson investime në nivel mbi 30% të PBB-së dhe një e dyta e tij përbën investime të huaja direkte (IHD) në sektorin energjetik.

Në kushtet e hapësirës së kufizuar fiskale dhe të një rregulli që vendos tavan mbi nivelin e pagesave te buxhetit  për PPP në masën 5% të të ardhurave të qeverisjes së përgjithshme, PPP-të kanë shumë përparësi, përfshirë ngarkimin e risqeve palës më të aftë për t’i menaxhuar ato. Nderkaq, portofoli në rritje i PPP-ve në Shqipëri ka sjellë problemin e risqeve të mundshme fiskale që rrjedhin nga kontratat e PPP-ve. Ne keto kushte, është jetike që Shqipëria të vijojë ta forcojë kuadrin e menaxhimit të PPP-ve. Objektivi i një kuadri të fortë monitorimi për PPP-të është trajtimi i risqeve fiskale dhe sigurimi i maksimizimit të vlerës.

Është e nevojshme të arrihen disa objektiva:

  • Menaxhim më të mirë të risqeve fiskale – një kuadër i centralizuar ofron një pamje tërësore që mundëson monitorimin e angazhimeve dhe detyrimeve të kushtëzuara agregate buxhetore për PPP-të për të gjitha autoritetet kontraktuese shtetërore, për të siguruar që PPP-të e reja të vijojnë të jenë në përputhje me qëndrueshmërinë e përgjithshme fiskale.
     
  • Ndërhyrja në kohë në projektet me perfomance të ulët – një kuadër i standardizuar monitorimi siguron që autoritetet kontraktuese ta shqyrtojnë në mënyrë sistematike ecurinë e PPP-ve dhe që të ndërhyjnë me shpejtësi në rast ecurie të ulët.
     
  • Nxjerrja e mësimeve nga sukseset dhe dështimet – monitorimi u jep mundësi palëve të mësojnë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në të gjithë portofolin shtetëror, për të fuqizuar cilësinë e projekteve të ardhshme të PPP-ve.
     
  • Rritja e llogaridhënies shtetërore dhe e maksimizimit të vlerës – Qeveria jep më shumë llogari për të siguruar që PPP-të të arrijnë objektivat e maksimizimit të vlerës.
     
  • Fuqizimi i besimit të tregut – transparenca mundëson që tregjet të vlerësojnë në mënyrë më të saktë qëndrueshmërinë fiskale të portofolit të PPP-ve të qeverisë, duke fuqizuar kështu besimin e investitorëve

Duke filluar me udhëzimin e zbatimit të buxhetit 2019, autoritetet kontraktuese në mbarë qeverisjen janë të detyruara të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë informacione të rregullta dhe sistematike për ecurinë aktuale dhe ecurinë e pritur në të ardhmen të PPP-ve të tyre. Analiza e risqeve të PPP-ve ndjek kuadrin e parashikuar nga Modeli i Bankës Botërore-FMN-së për vlerësimin e risqeve fiskale të PPP-ve (PFRAM). Ministria e Financave dhe Ekonomisë do t’i përdorë këto raportime të rregullta për të publikuar një raport të hollësishëm vjetor mbi ecurinë e PPP-ve të Shqipërisë. Në raport do të përshkruhet jo vetëm ecuria e përgjithshme e portofolit, por do të analizohet në thellësi ecuria e projekteve më strategjike infrastrukturore, përfshirë efikasitetin e tyre sa i takon realizimit të shërbimeve—si edhe risqet e mundshme.

Me ngritjen e këtij kuadri monitorimi, Shqipëria hyn në një grup të përzgjedhur vendesh, të cilat kanë hedhur hapin thelbësor të zhvillimit të një qasjeje sistematike për menaxhimin e PPP-ve. Siç del edhe nga tabela në vijim, shpeshtësia, organizimi institucional, kapaciteti dhe protokollet e nevojshme për vënien në zbatim të një kuadri të tillë ndryshojnë nga vendi në vend, duke pasqyruar kështu kushtet legjislative, politike dhe institucionale në vend. Megjithatë, të gjitha qasjet pasqyrojnë parimin themelor se një kuadër i formalizuar monitorimi përbën një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit të risqeve fiskale që lindin nga PPP-të dhe drejt sigurimit se projektet e maksimizojnë vlerën për publikun.

Vendi shembull

India

Filipinet

Kili

Kroacia

Afrika e Jugut

Rolet

Njësi e monitorimit të PPP-ve e përcaktuar në secilin autoritet kontraktues

Po

Po

Po

Po

Po

Njësi qendrore e monitorimit të PPP-ve për qeverisjen e përcaktuar

Po

Po

Po

Po

Po

Ku është e vendosur njësia qendrore e monitorimit të PPP-ve

Komisioni Kombëtar i Planit

Autoriteti Ekonomik dhe Zhvillimor Kombëtar

Ministria e Punëve Publike

Agjencia për Investim dhe Aftësi Konkurruese

Thesari i Shtetit

Punonjësit e njësisë qendrore të monitorimit të PPP-ve a kanë vetëm detyrën e monitorimit?

Po

Monitorim + zbatim

Po

Po

Monitorim + zbatim

Janë përcaktuar kushtet që duhet të plotësojnë për punësim punonjësit e njësisë qendrore të monitorimit të PPP-ve

Po

Po

Po

Po

Po

Përgjegjësitë

Shpeshtësia e raportimit të PPP-ve te autoriteti kontraktues

Mujore

Mujore

Në vazhdimësi

Në vazhdimësi

Në vazhdimësi

Modeli i raportimit të PPP-ve pranë autoritetit kontraktues është i përcaktuar në udhëzim kombëtar

Po

Po

Po

Po

Po

Shpeshtësia e raportimit nga autoriteti kontraktues pranë njësisë qendrore të monitorimit të PPP-ve

Tremujore

Tremujore

N/A

N/A

Në vazhdimësi

Modeli i raportimit të autoritetit kontraktues pranë njësisë qendrore të monitorimit të PPP-ve është i përcaktuar në udhëzim kombëtar

Po

Po

Po

N/A

Po

Shpeshtësia e raportimit të konsoliduar nga njësia qendrore e monitorimit të PPP-ve

Tremujore

Vjetore

Tremujore

N/A

Vjetore

Bërja publike e raportit të konsoliduar të monitorimit të PPP-ve

Nuk bëhet i ditur

Bëhet i ditur

Bëhet i ditur

N/A

Bëhet i ditur

Shpeshtësia e bërjes publike të deklaratës së risqeve fiskale, përfshirë edhe nga PPP-të, nga ministria përgjegjëse për financat

N/A

N/A

N/A

N/A

Vjetore

Përmbajtja e raportit të konsoliduar të monitorimit të PPP-ve

Përmbledhje e portofolit të PPP-ve të nënshkruara: numri i kontratave dhe vlera sipas sektorëve dhe statusit të projekteve

Po

Po

Po

N/A

Po

Parashikimi bazë i investimit PPP dhe angazhimet buxhetore për projektet e nënshkruara më parë, sipas vitit

Po

Po

Po

N/A

Po

Nëse paraqiten parashikimet bazë, a jepet zbërthim projekt pas projekti?

Po

Po

Po

N/A

Në autoritetin  kontraktues

Rubrikë që nënvizon statistikat e shfrytëzimit në sektorët kyç (trafiku në rrugët me pagesë, kënaqshmëria e klientëve etj.)

Po

Informacion i paqartë

Po

N/A

Në autoritetin  kontraktues

Diskutim i veçorive kyçe të ecurisë në portofolin e PPP-ve të nënshkruara (ku evidentohen sukseset dhe mangësitë)

Po

Po

Po

N/A

Në autoritetin  kontraktues

Analizë e risqeve fiskale për projekte kyçe PPP me risk të qeverisë

 Jo

Jo

Jo

N/A

Po

Rubrikë ku përshkruhen planet për PPP-të e ardhshme që priten të nënshkruhen

 Po

Po

Po

N/A

Në autoritetin  kontraktues

Lidhje të dobishme

Lidhja me faqen në internet

link

link

link

link

link

   Burimi: Rekomandime të asistencës teknike për kuadrin monitorues të PPP-ve për Qeverinë e Shqipërisë

Cilët janë hapat e ardhshëm për qeverinë e Shqipërisë? Kuadri për monitorimin dhe deklarimin e PPP-ve do të përmirësohet gradualisht gjatë viteve të ardhshme, dhe me fitimin e përvojës praktike të personelit teknik në fushën e monitorimit të PPP-ve, procedurat e monitorimit do të ankorohen më tej në operacionet e rregullta të qeverisjes dhe kuadri do të përshtatet më tej për të pasqyruar mësimet e nxjerra. Evoluimi i këtij procesi drejt transparencës dhe llogaridhënies do të përfshijë këshillim të mëtejshëm për qeverinë lidhur me fazën e ardhshme të deklarimit, e cila do të nenkuptonte një platformë te hapur gjerësisht per publikun.

Asistenca teknike është financuar nëpërmjet Fondit të Besimit SAFE me mbështetjen e BE-së dhe të Konfederatës Zvicerane.

 

 

 

 





 

 




 

 







 

 

 

 

 

 


 


 

 


Authors

David Duarte

Senior Public-Private Partnership Specialist

Lorena Meco

Operations Consultant, World Bank Group

Join the Conversation

The content of this field is kept private and will not be shown publicly
Remaining characters: 1000